PETICION KUNDËR BLLOKADËS

Mos e mbani peng Kosovën!

0

Nënshkrime

Nënshkrimi juaj është simbolik dhe bëhet pjesë e këtij peticioni.

Qëllimi i peticionit

Kosova aktualisht ka mbetur pa qeveri funksionale. Teksa qytetarët përballen çdo ditë me sfida ekonomike dhe sociale, partia fituese ë zgjedhjeve ka zgjedhur izolimin e institucioneve, dhe bllokadën në vend të bashkëpunimit demokratik.

Ky nënshkrim simbolik është një zë kundër bllokadës politike, ku interesat e një partie të vetme apo një ideologjie të ngurtë vendosen mbi mirëqenien e shtetit. Kosova nuk është pronë private e asnjë partie që pretendon se ka monopolin mbi të vërtetën. Fatet e vendit tonë nuk mund të mbahen peng nga mungesa e kulturës për dialog, refuzimi i aleancave të domosdoshme dhe arroganca e numrave që injoron realitetin e ri politik.

Kërkesa e qytetarëve

01

Rikthim të menjëhershëm në Kuvend

Kërkojmë vazhdimin urgjent të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Partia fituese e zgjedhjeve duhet të ndalojë mbajtjen peng të institucionit më të lartë legjislativ dhe t’i japë fund menjëherë izolimit politik të institucioneve nga udhëheqësia e tanishme.

02

Respektim i Kushtetutës dhe afateve

Shkelja e afatit kushtetues të 7 gushtit për konstituimin e institucioneve është një sulm i hapur ndaj rendit ligjor dhe demokracisë. Partia fituese të zgjedhjeve duhet të ndalojë uzurpimin e institucioneve në detyrë dhe të respektojë rregullat e shtetit.

03

Zgjidhje urgjente

Mendësia autokratike e partisë fituese të zgjedhjeve po e dëmton rëndë demokracinë në Kosovë. Posti i Presidentit nuk mund të trajtohet si pronë private e pushtetit aktual.


Stop bllokadës!

Për demokracinë. Për të ardhmen e Kosovës!

Lista e nënshkruesve

Emrat e qytetarëve që janë bërë pjesë e peticionit.

Duke ngarkuar…